Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

KFOS vazhdon me EITI

0.02.01.ce579224b28ea62318f048d7a2ca74841ec5e28c7ecaf9078e1e7bddeb176517_full

KFOS vazhdon me Iniciativën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse – EITI

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, vazhdon angazhimin në industrinë nxjerrëse, të filluar para disa viteve. Me 24 dhe 25 qershor, në Durrës mbahet punëtoria e dytë rreth Iniciativës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI). Në të marrin pjesë zyrtarë nga ministritë e ndryshme, agjencitë, rregullatorët, misionet parlamentare, bizneset dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile.

EITI është një standard global për qeverisje të vendeve me burime të naftës, gazit dhe mineraleve. Ai përfshinë çështjet kyçe që nga fillimi i nxjerrjes së pasurive natyrore nga toka, e deri te ndikimi i kësaj në mirëqenien e qytetarëve. Vendet që implementojnë EITI-n marrin obligimin të zbulojnë informacione lidhur me pagesat e taksave, licencat, kontratat, prodhimin, si dhe elementet tjera kyçe që lidhen me nxjerrjen e pasurive nëntokësore.

Standardi në fjalë mëton të promovojë menaxhimin e hapur dhe llogaridhënës të pasurive nëntokësore. Duke qenë se pasuritë natyrore të një shteti i përkasin qytetarëve të tij, nxjerrja e këtyre pasurive do të duhej të pasohej nga zhvillimi ekonomik dhe shoqëror. Mirëpo, qeverisja e dobët e pasurive natyrore shpeshherë rezulton në korrupsion dhe konflikte. Për këtë, me rritjen e transparencës dhe kujdesit të shtuar publik ndaj industrisë nxjerrëse sigurohet përfitimi sa më gjithëpërfshirës i të gjithë qytetarëve.

Kursi dyditor i organizuar nga Eurasia Hub bashkë me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) do t’i njoftojë pjesëmarrësit me standardet kryesore të zbulimit të informacioneve, me kërkesat për transparencë në derivate, gazra, minerale dhe sektorë të përfshirë në Standardin e EITI-së si dhe me praktikat më të mira në krijimin e një grupi shumëpalësh të interesit (MSG) për mbikëqyrjen e zbatimit të EITI-së.
Ky standard implementohet nga qeveritë, në bashkëpunim me bizneset dhe shoqërinë civile.

Page 1 of 11

Leave a Reply

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org