KFOS prezanton serinë e shkrimeve OPEN që diskutojnë çështjet sociale e politike në Kosovë

Një seri tekstesh në formatin OP-ED nga autorë, ekspertë të njohur ndërkombëtarisht janë planifikuar të publikohen në katër portalet më të lexuara në gjuhën serbe në Kosovë, RTV Kim, Crno Beli Svet, KoSSev dhe Graçanica online.

Tekstet trajtojnë tema dhe procese aktuale politike dhe shoqërorë në Kosovë, rajon dhe glob. Këto tema, të randa per se, rëndohen edhe më shumë nga pandemia me virusin e ri corona CV19 e cila përpos tjerash ngushtoj hapsirën për diskutim, përballje të mendimeve dhe aktivizëm civil. Me këtë iniciativë shpresojmë të zgjerojmë këtë hapsirë, të plotësojmë boshllëkun e krijuar dhe të mundësojmë depërtimin e zërave dhe qëndrimeve “ndryshe” në hapsirën virtuele të interentit. 

Kjo iniciativë e disajnuar dhe përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS e cila zbatohet më dymbëdhjete OShC dhe media serbe të Kosovës (#Media Center, #Crno Beli Svet, #Forum for Development and Multiethnic Collaboration, #New Social Initiative, #NGO Aktiv, #Center for the Rights of Minority Communities, #Institute for Territorial Economic Development, #Humani Centar Mitrovica, #RTV Kim, #Gracanica online, #KoSSev) ka filluar në prill të këtij viti dhe do të zgjas dei në fund të vitit 2020.   

Kjo iniciativë në fund të vitit do të del edhe me tetë analiza të sektorëve më kritik sipas komunitetit serb, por për këtë do të ju lajmërojmë më në detale më vonë. 

Në vazhdim janë tekstet e publikuara deri më tani në gjuhën serbe, ndërsa përmbajtja, mendimet, qëndrimet apo rekomandimet i përkasin autorëve dhe jo me doemos paraqesin qëndrimet e KFOS: 

Kush këndon atje (aluzion në filimin e njohur Ko to tamo peva nga autori Veton Surroi i publikuar me 6 prill, 2020:

A ndodhi diçka? Nga autori Bodo Weber i publikuar me 13 prill, 2020:

Dialogu ne respirator – A mundet Lajçaku të ja jep një jetë te re nga autori Augustin Palokaj i publikuar me 19 prill, 2020.

Anëtarësimi i KOSTT në ENTSO-E – Lajmë i mire apo i keq? nga autori Dragisa Mijacic i publikuar me 26 prill, 2020

Në javët e muajt në vijim presim edhe shumë tekste interesante, sfiduese nga autorë me renome. Na përcjellni.


Leave a Reply