KFOS organizon Bisedën e Hapur ‘Metodologjia e re për zgjërim – Pengesë apo inspirim?”

Të mërkurën me 11 dhjetor, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur ishte nikoqire e një diskutimi të mbrëmjes, pjesë e serisë Biseda të Hapura, të titulluar “Metodologjia e re për zgjërim – Pengesë apo inspirim?”

Kjo bisedë e hapur mblodhi përfaqësues të korit diplomatik, partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar zhvillimet e fundme në lidhje me perspektivën evropiane pas mos-hapjes së negociatave për anëtarsim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. 

Pikënisje e diskutimit ishte edhe analiza e propozimit francez për të reformuar procesin e zgjërimit përpiluar nga znj. Gjeraqina Tuhina dhe z. Augustin Palokaj, korrespondentë dhe ekspertë nga Brukseli. 

Për t’i diskutuar këto zhvillime  të dy autorëve iu bashkangjit Shkëlqesia e Saj, znj. Marie-Christine Butel, Ambasadore e Republikës Franceze në panelin e moderuar nga znj. Lura Limani, kordinatore programi në KFOS.

Klikoni këtu për të parë në video diskutimin e plotë klikoni këtu.

Për të lexuar analizën e plotë në gjuhën shqipe mund të klikoni këtu.


Leave a Reply