Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Integriteti dhe (pa)ndëshkueshmëria në prokurim

Integriteti dhe (pa)ndëshkueshmëria në prokurim

Koalicioni për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open, më 8 maj 2018, nga ora 10:00 në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, ka organizuar forumin e parë me temën Integriteti dhe (pa) ndëshkueshmëria në prokurim.

Ndër sfidat e shumta me të cilat është ballafaquar shtetndërtimi i Republikës së Kosovës është edhe fusha e prokurimit publik, që gëzon standard të ulët të besueshmërisë. Kjo për faktin se si instrument i shpenzimit të parasë publike, prokurimi publik në masë të konsiderueshme ka shërbyer për keqpërdorime të theksuara nga akterë të ndryshëm publikë e private. Në rrugëtimin shtetndërtues, prokurimit publik në vazhdimësi është karakterizuar me tranzicionin legjislativ me ç’rast ndryshimet në këtë fushë në vazhdimësi mbetën në tentativë për ta bërë një sistem sa më funksional të prokurimit publik. Përkundër kësaj, problemet me të cilat vazhdon të karakterizohet prokurimi publik janë të theksuara pothuajse në të gjitha nivelet.

Për t’i adresuar këto probleme dhe shumë tjera, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka themeluar Koalicionin për Hapje të të Dhënave dhe Llogaridhënie në Prokurim Publik – Pro Open, pjesë e së cilës janë: Instituti Demokratik i Kosovës, Demokraci Plus, Iniciativa për Progres, Lëvizja FOL!, Organizata Çohu, Instituti Riinvest, Ec Ma Ndryshe dhe Instituti Columbus.

Analizat që janë prezentuar, mund ti gjeni më poshtë:

 

Gjithashtu mund ta shihni një përmbledhje të tre filmave dokumentar të punuar nga KDI, Organizata Çohu dhe Instituti Columbus, të cilat do të shfaqen së shpejti.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org