Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Iniciativa e bisedimeve të hapura rreth lirisë së lëvizjes së ideve, mendimeve dhe kulturës: Vizat – barrierë komunikimi

kfos-logo-bannerIniciativa e bisedimeve të hapura rreth lirisë së lëvizjes së ideve, mendimeve dhe kulturës: Vizat – barrierë komunikimi midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Më 4 dhe 5 shkurt 2016, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, Mediave, dhe artistë nga Bosnja dhe Hercegovina, do ta vizitojnë Kosovën. Qëllimi i kësaj vizite është vazhdimi i iniciativave, të cilat do të avokojnë për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës. Gjatë këtyre dy ditëve, do të organizohen panele diskutimi, të cilat do të shtjellojnë temën: Vizat – barrierë komunikimi midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës.

Për më tepër se një vit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Bosnje dhe Hercegovinë kanë ndërmarrë disa iniciativa që për qëllim kanë liberalizimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës.

Përveç takimeve zyrtare, pjesë e projektit janë edhe takimet e avokimit me palët kyçe të interest, akterët vendimmarrës në Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë dhe Serbi.

Më 29 qërshor 2015 është mbajtur takimi i parë në Beograd midis bizneseve nga Kosova dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina të cilët janë goditur nga barrierat e vizave, përfaqësues nga qeveria e Kosovës dhe Bosnjës si dhe përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishtë të krijojë një mbështetje të gjerë rreth fushatës për lirinë e lëvizjes në mes të Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës. Ky qëllim është arritur, dhe rezultati i parë i dukshëm është një partneritet i qëndrueshëm në organizimin e takimit të Biznesit në Sarajevë, ku Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda e Ekonomisë e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës me mbështetjen e Odës Ekonomike Amerikane BeH kanë organizuar takimin në Sarajevë.

Takimi i Biznesit në Sarajevë është mbajtur më 22 dhe 23 tetor me më shumë se 15 përfaqësues të kompanive të mëdha nga Kosova dhe partnerët e tyre potencial nga Bosnja e Hercegovina, me ç’rast është prezentuar edhe hulumtimi i punuar nga Instituti Riinvest në bashkëpunim me Agjencinë për zhvillim EDA me titull “Marrëdhëniet tregtare midis Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës”, si dhe është nënshkruar edhe deklarata mbi lirinë e lëvizjes dhe tregtinë e lirë ndërmjet Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës, nga odat ekonomike. E njejta do të nënshkruhet në Prishtinë më 5 shkurt në ora 13:30, pas përfundimit të paneleve të diskutimit, në Hotelin Swiss Diamond, në Prishtinë, midis Organizatave të Shoqërise Civile, artistëve dhe gazetarëve kosovarë dhe boshnjakë.

Krahas kësaj, është punuar edhe një shfaqje teatrale nga regjisori i famshëm boshnjak Dino Mustafić, premiera e së cilës është dhënë më 6 janar 2016 në Sarajevë, kurse në Prishtinë do të ipet më 15 shkurt 2016. Shfaqja “Zemrat e njerëzve tjerë: traktati teatral i kufirit”, trajton vizat, që për shumë njerëz do të thotë liri dhe mundësi për tu njohur me kultura të ndryshme. Theks të veçantë i ipet marrëdhenieve midis Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, pasi që ky shtet ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Page 1 of 11

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org