Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE / POZIV ZA KONKURISANJE ZA GRANTOVE

FTESË PËR APLIKIM PËR GRANTE

 

*Verziju na srpskom možete naći niže*

 

Për: Organizatat joqeveritare
Data e lëshimit: 23 tetor 2018
Afati i aplikimit: 6 nëntor 2018

 

  1. Fushëveprimi i Fondacionit

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) është i përqëndruar në disa fusha kryesore të cilat përfshijnë (i) ankorimin e institucioneve kosovare në standardet e BE-së dhe përmirësimin e statusit ndërkombëtar të vendit; (ii) de-politizimin dhe reformimin e sistemit të edukimit të lartë në Kosovë; dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisjen lokale dhe nacionale.

 

  1. Ftesë për aplikime

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur i bën thirrje të gjithë organizatave joqeveritare (OJQ-ve) në Kosovë të aplikojnë me projekt-propozime për këto fusha:

  1. Integrimet europiane;
  2. Edukimi i lartë; dhe
  3. Ngritja e transparencës dhe llogaridhënies së organizatave qeveritare në të gjitha nivelet.

 

  1. Fushat e financimit

 

Në fushën e Integrimeve Europiane do të merren në konsiderim projekt-propozimet që merren me:

    1. Avokimin për përqafimin e vlerave europiane në reformën e administratës publike, e cila mund të përfshijë, por jo kufizuar tek, analizat dhe hulumtimet;
    2. Vendosjen e sistemeve për monitorimin e progresit në procesin e integrimit europian.

 

Në fushën e Edukimi të Lartë do të merren në konsiderim projekt-propozimet që merren me:

  1. Ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet e edukimit të lartë, e cila mund të përfshijë, por jo kufizuar tek, analizat dhe hulumtimet përkatëse;
  2. Mobilizimin e lëvizjeve të studentëve, stafit akademik dhe OJQ-ve që punojnë në drejtim të përmirësimit të gjendjes në edukimin e lartë;
  3. Ngritjen e ndikimit të grupeve të organizuara mirë dhe të përgatitura që, në mënyrë të pavarur dhe me entuziazëm, ta monitorojnë arsimin e lartë.

 

Në fushën e Ngritjes së Transparencës dhe Llogaridhënies do të merren në konsiderim projekt-propozimet që merren me:

  1. Monitorimin e prokurimit publik në nivel lokal dhe qendror, përfshirë por jo kufizuar tek identifikimi dhe dëshmimi i rasteve të shkeljeve flagrante në prokurim
  2. Ngritjen e transparencës në fushën e prokurimit publik përmes nismave të cilat synojnë reformën e këtij sistemi, duke përfshirë por jo kufizuar tek hapja e të dhënave (open data); përdorimin dhe analizimin e të dhënave të hapura nga qeverisja lokale dhe nacionale, etj.

 

 

  1. E drejta për aplikim

 Organizatat të cilat kanë të drejtë të aplikimit përfshijnë të gjitha organizatat joqeveritare në Kosovë të regjistruara sipas ligjit të aplikueshëm në Kosovë. Organizatat të cilat përjashtohen nga kjo ftesë për aplikime përfshijnë:

  • Individët;
  • Partitë politike; dhe
  • Organizatat të cilët synojnë financimin për financimin e aktiviteteve fetare.

 

 

  1. Kushtet dhe mënyra e aplikimit

Për të aplikuar, organizatat duhet të dërgojnë: (i) këtë formë të plotësuar të grant aplikimit;  (ii) CV-të e stafit implementues të projektit; (iii) këtë formë të plotësuar të deklarimit të konfliktit të interesit; (iv) kopjen e çertifikatës së regjistrimit të organizatës; dhe (v) portfolion e punës paraprake në fushën për të cilën po aplikoni.

Ju lutem dërgoni të gjitha dokumentet me email te konkursi@kfos.org duke shënuar në subjektin e emailit që jeni duke iu përgjigjur thirrjes së hapur, ose të shtypura të dorëzohen në zyret e KFOS, Rr. Imzot Nikë Prelaj Vila Nr.13, 10000, Prishtinë.

Thirrja për aplikim është e hapur deri më 6 nëntor 2018 në ora 17:30.  

Për sqarime dhe pyetje në lidhje me ftesën për aplikime drejtohuni te Visare Aliu (visare@kfos.org). Për informata të tjera dhe për strategjinë e Fondacionit vizitoni webfaqen tonë www.kfos.org.

 


 

POZIV ZA KONKURISANJE ZA GRANTOVE

 

Za: Nevladine organizcije
Datum objave: 23. oktobar 2018.
Rok za konkurisanje: 6. novembar 2018.

 

  1. Oblast delovanja fondacije

 

Kosovska fondacija za optvoreno društvo (KFOS) je usmerena u nekoliko glavnih oblasti koje obuhvataju (i) učvršćivanje kosovskih institucija u EU standarde i unapređenje međunarodnog statusa zemlje; (ii) depolitizacija i reforma visokog obrazovanja na Kosovu, i (iii) povećanje transparentnosti i odgovornosti lokalne i centralne uprave.

 

  1. Poziv za konkurisanje

Kosovska fondacija za otvoreno društvo, KFOS, poziva sve zainteresovane nevladine organizacije na Kosovu da konkurišu sa predlozima za ove programe:

  1. Evropske integracije;
  2. Visoko obrazovanje; i
  3. Povećanje transparentnosti i odgovornosti vladinih organizacija na svim nivoima.

 

  1. Oblasti finansiranja

 

U oblasti Evropskih integracije uzeće se u obzir projekti koji se bave:

    1. Zagovaranjem za prihvatanje evropskih vrednosti u reformi javne uprave, koje mogu obuhvatati, ali nisu limitirane, na analize i istraživanja;
    2. Uspostavljanjem sistema za praćenje napretka u procesu evropskih integracija.

 

U oblasti Visokog obrazovanja uzeće se u obzir projekti koji se bave:

 

  1. Povećanje transparentnosti i odgovornosti u institucijama visokog obrazovanja, koje mogu obuhvatati, ali nisu limitirane, na analize i istraživanja od značaja;
  2. Mobilizacijom studentskih pokreta, akademskih radnika i NVO-a koje se bave unapređenjem stanja u visokom obrazovanju;
  3. Povećanje uticaja dobro organizovanih i pripremljenih grupacija da, na nezavisan način i sa entuzijazmom, nadgledaju visoko obrazovanje.

 

U oblasti Povećanja transparentnosti i odgovornosti uzeće se u obzir projekti koji se bave:

 

  1. Praćenjem javnih nabavki na centralnom i lokalnom nivou, koje obuhvataju ali se ne ograničavaju na identifikaciju i dokazivanje ozbiljnih slučajeva kršenja pravila i procedura u javnim nabavkama;
  2. Povećanje transparentnosti u oblasti javnih nabavki preko inicijativa koje za cilj imaju reformu ovog sistema, obuhvatajući ali ne ograničavaju se ka otvaranje podataka (open data); upotreba i analiziranje otvorenih podataka od strane lokalne i centralne vlasti, itd.

 

  1. Pravo na konkurisanje

 

Organizacije koje imaju prava da konkurišu obuhvataju sve nevladine organizacije Kosova koje su registrovane po važećem zakonu na Kosovu. Iz konkursa se isključuju sledeće kategorije:

 

  • Individue,
  • Političke partije, i
  • Organizacije koje streme finansiranju radi finansiranja religioznih aktivnosti.

 

Da bi konkurisale organizacije treba da pošalju: (i) ispunjen formular za grantove koji se može skinuti ovde;  (ii) CV osoblja organizacije koje će sprovoditi projekat; (iii) ispunjen formular o sukobu interesa koji se može skinuti ovde; (iv) kopiju potvrde o registraciji organizacije; i (v) portfelj rada u oblasti za koju aplicira organizacija.

Molimo Vas da pošaljete sve dokumente putem elektronske pošte na konkursi@kfos.org a u subjektu navedite da odgovarate otvorenom pozivu. Takođe možete konkuristati dostavljajući direktno sva tražena dokumenta u kancelariji KFOS-a, ul. Imzot Nikë Prelaj Vila nr.13, 10000, Priština.

Poziv za konkurisanje je otvoren do 6. novembra, 2018. u 17:30 sati.  

Ukoliko imate pitanja u vezi poziva za konkurisanje, molimo Vas da se obratite gđi. Visare Aliu (visare@kfos.org). Za više informacija, posetite našu veb stranicu na www.kfos.org.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org