Lajmërim | Obaveštenje: COVID-19

Lajmërim për situatën emergjente nga COVID-19 Përhapja e shpejtë e virusit COVID-19/ Coronavirusi i ri dhe identifikimi i rasteve të para në Kosovë, na shtyejnë ne si Fondacion i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) të ndërmarrim masa në interesin publik dhe për të garantuar sigurinë e stafit dhe bashkëpunëtorëve tanë.  Duke ndjekur udhëzimet e Qeverisë sonë për të zbatuar masat e “distancimit social,” dhe udhëzimeve të dala nga zyra kryesore e Open Society Foundations, zyrat e KFOS në Prishtinë do të jenë të mbyllura që nga data 16 mars deri më datën 31 mars 2020.  Kjo datë mund të rishqyrtohet në fund të muajit mars në rast se ka ndryshim të situatës dhe për të reflektuar masat që do

Read more

KFOS organizon Bisedën e Hapur ‘Metodologjia e re për zgjërim – Pengesë apo inspirim?’

KFOS organizon Bisedën e Hapur ‘Metodologjia e re për zgjërim – Pengesë apo inspirim?” Të mërkurën me 11 dhjetor, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur ishte nikoqire e një diskutimi të mbrëmjes, pjesë e serisë Biseda të Hapura, të titulluar “Metodologjia e re për zgjërim – Pengesë apo inspirim?” Kjo bisedë e hapur mblodhi përfaqësues të korit diplomatik, partive politike dhe shoqërisë civile për të diskutuar zhvillimet e fundme në lidhje me perspektivën evropiane pas mos-hapjes së negociatave për anëtarsim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.  Pikënisje e diskutimit ishte edhe analiza e propozimit francez për të reformuar procesin e zgjërimit përpiluar nga znj. Gjeraqina Tuhina dhe z. Augustin Palokaj, korrespondentë dhe ekspertë nga Brukseli.  Për t’i diskutuar këto

Read more

KITU organizon marsh protestues: Veting në arsimin e lartë!

KITU organizon marsh protestues: Veting në arsimin e lartë! Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i përbërë nga  Admovere; Demokracia për Zhvillim (D4D); Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS); Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED); Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA); Çohu; Qendra për Arsim e Kosovës (KEC); Qendra për Kurajo Politike (CPC), të shqetësuar për shkeljet e vazhdueshme si dhe dhe mosgatishmërinë e institucioneve arsimore për ndërmarrjen e masave, organizon të mërkurën, më datë 4 dhjetor 2019 marsh protestues me kërkesën “Veting në Arsimin e Lartë!”. Të vetëdijshëm për rëndësinë dhe rolin e etikës dhe integritetit akademik KITU është jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimet e Këshillit të Etikës së UP-së, lidhur

Read more

Sektori i energjisë në udhëkryq

SEKTORI I ENERGJISË NË UDHËKRYQ: TERMOCENTRALI I RI NJË IDE E VJETËR? Procesi i reformave në sektorin e energjisë në Kosovë, në mënyrë të veçantë procesi i ndërtimit të termocentralit ‘Kosova e Re’, për të cilën Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë në fund të vitit 2017, është përcjellë me opinione polarizuese për dhe kundër. Për shkak se ky sektor ka rëndësi qenësore për cilësinë e jetës së qytetarëve të Kosovës, mënyra e kontraktimit dhe rezultatet e këtij procesi të rëndësishëm me të drejtë kanë tërhequr vëmendje më të madhe. Ky proces, i cili filloi në vitin 2005, pësoi ndryshime të mëdha për më shumë se një dekadë deri tek formësimi aktual në kontratën e nënshkruar nga Qeveria e Kosovës.

Read more