Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Call for applications: Summer school for active citizenry IV

KFOS New Logo

Ftesë për aplikim për pjesëmarrje në Shkollë Verore për Qytetari Aktive IV

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur i fton të rinjtë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas që të aplikojnë për pjesëmarrje në shkollën verore për qytetari aktive e cila këtë vit organizohet për të katërtën herë me radhë dhe do të mbahet nga data 29 qershor – 5 korrik 2013 në Durrës, Shqipëri.

Shkolla verore për qytetari aktive realizohet në bashkëpunim mes Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Ministrisë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) në kuadër të iniciativave për përkrahje të zbatimit të Strategjisë së Qeverisë së Kosovës për Integrim të Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas 2009-2015.

Shkolla verore për qytetari aktive ka për qëllim të krijoj dhe risë shkathtësitë e 40 të rinjve dhe deri në 6 fascilitator (të rritur) të komuniteteve, arsimtarë apo anëtarë të qendrave të komuniteteve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas për pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse dhe shoqërore përmes edukimit për aktivizëm dhe në këtë mënyrë të ndikoj në rritjen e përgjithshme të pjesëmarrjes së këtyre komuniteteve në shoqërinë kosovare. Gjatë 7 ditëve, sa zgjatë shkolla verore, të rinjtë do të vijojnë module si: Shteti dhe zgjedhjet, Sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe Mock Trial, Teatri i rrugës dhe pantomima dhe forma tjera të që mund të sigurojnë pjesëmarrje aktive të tyre në proceset vendimmarrës dhe advokues për çështjet që ngritën në komunitetin e tyre.

Për të aplikuar për kategorinë e të rinjve duhet të plotësohen kriteret në vijim:

  • Të jeni i/e moshës 15-21 vjeçar/e,
  • Të vijoni shkollimin rregullisht  dhe tregoni sukses të mirë në shkollë apo universitet;
  • Të jeni aktiv në qytetin, komunitetin apo lagjen ku jetoni, dhe
  • Të demonstroni interesim për të mësuar dhe ndarë njohuritë e juaj me të tjerët.

Për të aplikuar për kategorinë e fascilitatorit /es të komuniteteve, arsimtar/e apo anëtar/e qendrave të komuniteteve duhet të plotësoni kriteret në vijim:

  • Të jeni i/e moshës 21-30 vjeçar/e,
  • Të keni eksperiencë pune me të rinj të komuniteteve të synuara e cila lehtë mund të vërtetohet,
  • Të jeni i gatshëm të merrni pjesë aktive ne të gjitha sesionet dhe modulet e përgatitura sipas agjendës së shkollës verore dhe të asistoni trajnerët në punën e tyre.
  • Të demonstroni interesim për të mësuar dhe ndarë njohuritë e juaj me të tjerët.

Synohen pjesëmarrësit nga komunat në vijim: Gjakovë, Prizren, Fushë Kosova, Mitrovica, Ferizaj, Rahovec dhe Podujevë por nuk përjashtohet pjesëmarrja e të interesuarve nga komunat tjera.

Dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten formës së aplikimit-kategoria të rinjtë:

  1. Dëftesa e klasës së fundit të përfunduar (ose dëftesa e gjysme vjetorit të parë) për vitin akademik 2012/13,
  1. Vërtetim prej shkollës/universitetit se jeni nxënës/student/e i/e rregullt – vërtetimi duhet të përmbaj numrin e kontaktit dhe e-mail adresën e zyrtarit të shkollës/universitetit që e lëshon këtë dokument,
  2. Forma e lejes për pjesëmarrje e plotësuar dhe e nënshkruar nga njëri prind apo kujdestari ligjor – forma duhet te përmbaj numrin e kontaktit të prindit/kujdestarit ligjor.
  1. 1 rekomandim nga udhëheqësi i qendrës për komunitete apo OJQ-së  në aktivitetet e së cilës keni marr pjesë – rekomandimi duhet të përmbaj numrin e telefonit dhe e-mail adresën e personit që e bënë nënshkrimin e rekomandimit,

Dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten formës së aplikimit – kategoria fascilitatorit /es i/e komuniteteve, arsimtar/e apo anëtar/e e qendrave të komuniteteve:

  1. 1 rekomandim nga qendra e komuniteteve, OJQ-ja në të cilën jeni i/e angazhuar, shkolla apo ndonjë institucion/organizatë tjetër në të cilën jeni i/e angazhuar për punë me të rinj – rekomandimi duhet të përmbaj numrin e telefonit dhe e-mail adresën e personit që e bënë nënshkrimin e rekomandimit

Fletëaplikimin dhe informatat shtesë mund t’i merrni në Qendrën e komuniteteve në qytetet e lartpërmendura apo t’i kërkoni përmes e-mail-it në adresën mgavrani@kfos.org ose t’i shkarkoni përmes linqeve të mëposhtme. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni edhe përmes telefonit çdo ditë pune prej 10:00-15:00 në 038 542 157 ext. 107

Aplikimet e kompletuara dhe i gjithë dokumentacioni i kërkuar duhet të dorëzohen jo më vonë se me 21 qershor 2013 në orën 14:00 në Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur ose në qendrat e komuniteteve në komunat e juaja. Pranohen edhe aplikacionet e plotesuara dhe te skenuara të dergohen në e-mail.

Afati i fundit për dorëzimin e fletëaplikimeve është 21 qershor 2013 ora 14:00

Shkarko:

Fletëaplikim për shkollën verore 2013 për nxënësit
Fletëaplikim për shkollën verore 2013 për fascilitatoret ( të rriturit)
Formë Autorizimi
Informata për shkollë Verore 2013

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org