Kosovo Foundation for Open Society
Kosovo Foundation for Open Society

Call for applications: Emergency Fund

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) i fton të gjitha organizatat e interesuara, pavarësisht se në cilën fushë punojnë, të marrin pjesë në këtë konkurs që shpallet për projektet që adresojnë nevojat e komuniteteve më të rrezikuara në shoqëri, të cilat kriza financiare i ka goditur edhe më shumë. Këto grupe të rrezikuara janë jo vetëm ato që tradicionalisht i shohim si të tilla (grupe të margjinalizuara nga varfëria, përkatësia etnike, bindjet dhe shprehitë, etj.) por janë edhe shtresa të tëra shoqërore (si psh. klasa e mesme) që dikur kanë qëndruar shumë më mirë, por që ndryshimet shoqërore e sidomos kriza financiare, që në Kosovë ka ardhur nëpërmes investimeve të ndalura, ndihmave të zvogëluara nga diaspora si dhe humbjeve direkte që kanë pasur institucionet e ndryshme (psh. fondi pensional), i kane bërë të jenë grup i rrezikuar.

Varfëria e skajshme dhe grupet tradicionalisht të margjinalizuara mund të jenë synim i projekteve që kërkojmë. Por, do të nxisnim edhe ide kreative në nxitjen e klasës së mesme të merr rol të rëndësishëm në ngritjen e kohezionit shoqëror.

Në këtë konkurs mund të konkurrojnë organizatat jo-qeveritare si dhe organizata të tjera që merren me këto çështje. Sidomos ato që kanë ide adekuate dhe inovative për tu përgjigjur krizës financiare, dhe dëmeve që ajo ka shkaktuar.

Ky fond nuk do të mund të përkrah punën dhe projektet e përditshme të organizatave jo- qeveritare. Fondi Humanitar që ofrohet nëpërmes të këtij konkursi nuk është edhe një nga “projektet/konkurset e zakonshme” që Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur i ofron. Projektet që konkurrojnë duhet të sjellin një përgjigje konkrete ndaj krizës financiare (ekonomike), dhe nuk duhet të jenë thjeshtë, një projekt më shumë i organizatave nga fushëveprimi i përditshëm i tyre, të cilat projekte Fondacioni i trajton nga buxheti i tij i zakonshëm.

Fondacioni do të mbështet çdo ide të bashkëpunimit me organizata tjera donatore, lokale ose të jashtme për të adresuar së bashku një krizë/çështje të rëndësishme. Këto projekte do t’i zhvillonim së bashku. Poashtu, ky konkurs mund të vlejë edhe për Organizata Qeveritare, kur adresojnë  një çështje të interesit madhorë, që synon të zbusë krizën aktuale, në cilën do fushë të veprimit. Në rast të aplikimit të organizatave qeveritare, do të duhej të sjellën garanca se ato do të mund të sigurojnë instrumente të mjaftueshme për ti siguruar projektit një veprim të qëndrueshëm edhe pas përfundimit të tij.

Ftohen organizatat që aplikojnë që gjatë zhvillimit të projekt ideve të tyre ta kenë parasysh se nuk do të mbështeten projektet të cilat bëjnë hulumtime dhe i studijojnë mundësit për të ndihmuar grupet e rezikuara nga kriza ekonomike; projekt idetë duhet të jenë të fokusuara në modalitetet që t’i ndihmoj këto grupe; pra duhet të shifet qartë se perfituesit përfundimtarë nga ky projekt janë grupet që adresohen.

Përparësi do të kenë projektet të cilat:

  1. Kanë siguruar fonde tjera nga ndonjë donator tjetër përveç fondeve për të cilat aplikojnë në këtë konkurs,
  2. Kanë krijuar bashkëpunim me institucionet qeveritare (komunë, ministri, etj) në realizimin e projekt propozimit, dhe
  3. Kanë krijuar kushte për qëndrueshmëri të projektit edhe pas përfundimit të implementimit të projektit me të cilin aplikojnë.

Vlera e buxhetit me të cilin konkurrohet duhet të jetë deri në 25.000 dollarë (kundërvlera në Euro). Bordi i Fondacionit do t’i përzgjedh konceptet më të përafërta me qëllimin e këtij Fondi, dhe do të kërkon që t’i sjellën projekt propozimet detale.

Në fazën e parë të aplikimit ju lutem që të na dërgoni vetëm një koncept, në jo më shumë se 3 faqe në të cilin do të përshkruajnë në vija të trasha nevojën për projekt, qëllimin e tij, aktivitetet e parapara dhe buxhetin që nevojitet për implementim.

Koncept propozimi duhet t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të listuara më poshtë:

a)      Cilin problem të shkaktuar nga kriza financiare, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose edhe të tërthortë, doni ta adresoni?

b)      Cilat janë grupet e rrezikuara që do t’i adresoni, dhe si mendoni se do të ndihmohen këto grupe?

c)      Pse mendoni se organizata e juaj është e përgatitur për ta implementuar një projekt të tillë? Bashkangjitni dëshmi se keni implementuar projekte të ngjashme në të kaluarën.

d)     Çfarë rezultate pritni?

e)      Cili është buxheti i përafërt që ju nevojitet? A mund të siguroni buxhet shtesë nga donatorët tjerë ose edhe institucionet qeveritare?

Afati i fundit për dorezimin e koncept propozimeve është  2 shtator 2011, në ora 14:00.

Informata më të hollësishme mund të merren çdo ditë pune prej orës 10:00 – 12:00 në tel. 038 542 159, ose në e-mail adresen info@kfos.org

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Find Us on Facebook

Recent News

Contact us:

Imzot Nike Prela vila 13
Phone: +381 38 542 157
Email: info@kfos.org
Website: http://kfos.org
Email: info@kfos.org