Reagimi ynë ndaj pandemisë së COVID-19

Reagimi ynë ndaj pandemisë së COVID-19
Si pjesë e kësaj iniciative, KFOS në bashkëpunim me organizatat Balkan Sunflowers Kosova, Nevo Koncepti, Bethani Chtistian Service, Roma and Ashkalia Documentation Center, dhe Romtegra, nisi një projekt për të përkrahur komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas. Projekti përfshin ndihma direkte në formë të pakove ushqimore dhe higjienike për pjesëtarët e këtyre komuniteteve, por edhe përkrahje për pjesëmarrjen e fëmijëve në procesin e e-mësimit, si dhe mbështetje për organizata dhe media që punojnë me bazë në komunitetet përkatëse.
Program

Covid-19

Data

8 maj 2020

Shpërndaj

Përderisa Fondacionet për Shoqëri të Hapur (Open Society Foundations) dhe themeluesi ynë George Soros lajmëruan në mes të prillit që do të ndanin 130 milionë dollarë për të luftuar pasojat e koronavirusit në mbarë botën, në nivel lokal Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) ndërmori hapa të menjëhershme për të lehtësuar ndikimin negativ të pandemisë që në fund të marsit.

Duke bërë të mundshme ri-orientimin e fondeve nga buxheti i vet bazë KFOS nisi një valë të granteve emergjente për të mbështetur organizatat e shoqërisë civile për t’iu përgjigjur nevojave që dilnin nga pandemia. Përkundër misionit të vet kryesisht avokues, përballë një krize të paprecedent që rrezikon shoqërinë kosovare, KFOS vendosi që të zgjërojë misionin e vet në mënyrë që të ofrojë ndihmë direkte për komunitetet më të cënueshme e të margjinalizuara. Përveç kësaj, si pjesë e punës së vet emergjente në kohë pandemie, KFOS do të vazhdojë të mbështesë organizatat e shoqërisë civile për të avokuar dhe implementuar projekte në fushën e arsimit, shëndetësisë publike, ekonomisë dhe atë të mediave.

Disa nga iniciativat konkrete të ndërmarra nga KFOS:

Si pjesë e kësaj iniciative, KFOS në bashkëpunim me organizatat Balkan Sunflowers Kosova, Nevo Koncepti, Bethani Chtistian Service, Roma and Ashkalia Documentation Center, dhe Romtegra, nisi një projekt për të përkrahur komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas. Projekti përfshin ndihma direkte në formë të pakove ushqimore dhe higjienike për pjesëtarët e këtyre komuniteteve, por edhe përkrahje për pjesëmarrjen e fëmijëve në procesin e e-mësimit, si dhe mbështetje për organizata dhe media që punojnë me bazë në komunitetet përkatëse. Më shumë informata për nismën mund të gjeni këtu.

Një tjetër iniciativë që veçmë është duke u implemenuar në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) është mbështetja direkte humanitare për të burgosurit dhe familjet e tyre. 185 familje të burgosurve, gjendja financiare e të cilave është e ndjeshme dhe veçanërisht e afektuar nga kriza, do të ndihmohen me mjete financiare për 3 muaj nga fondet e përbashkëta të OSF dhe KFOS.

Si ndihmë tjetër direkte, vlen të ceket edhe granti emergjent për pajisjen e gazetarëve dhe punëtorëve medial në terren me mjete mbrojtëse, i cili është zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) në prill. Mbi 300 gazetarë, kamermanë, dhe fotoreporterë janë pajisur me pako mbrojtëse që u lehtëson punën e tyre në terren.

Në ndërkohë, me mbështetje të KFOS, Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe Kohavisionin kanë lancuar me 1 maj emisionin edukativ “Afër jush”. Ky emision adreson nevojat dhe brengat e prindërve dhe të vegjëlve në kohën e pandemisë, duke iu ofruar këshilla konkrete prindërve  të ngujuar më fëmijë në shtëpi, duke ofruar aktivitete edukative e recreative që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve. Më shumë informata për këtë project mund të gjeni këtu.

Në prill, KFOS po ashtu ka nisur edhe një iniciativë me 12 organizata të shoqërsisë civile dhe media serbe për të publikuar një seri opinionesh nga autorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht për të trajtuar problemet aktuale politike në vend. Seria e shkrimeve do të botohen në RTV Kim, një nga portalet më të lexuara në gjuhën serbe në Kosovë, ndërsa do të përcjellen edhe nga portalet Crno Beli Svet, KoSSev dhe Graçanica online. 

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS