‘Afër jush’ emision me këshilla psiko-sociale, shëndetësore dhe arsimore në kohën e COVID-19

‘Afër jush’ emision me këshilla psiko-sociale, shëndetësore dhe arsimore në kohën e COVID-19
Program

Covid-19

Data

1 maj 2020

Shpërndaj

Gjendja e krijuar nga pandemia Covid-19 ka ndikim në jetën e secilit fëmijë dhe të shoqërisë në përgjithësi.

Për t’iu përgjigjur situatës aktuale dhe ndikimit që ka ajo në të vegjëlit dhe të rriturit, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka mbështetur Qendrën për Arsim e Kosovës (KEC) së bashku me Sos Fshatrat e Fëmijëve, për të krijuar programin informues edukativ “Afër jush” në bashkëpunim me KTV-në .

Ky program do t’i ndihmojë familjet të informohen për kujdesin dhe mirëqenien e fëmijëve në situatë pandemie, në fushat e shëndetësisë, psiko-sociale dhe edukativo-arsimore.

Siç raporton Koha.net, “Situata aktuale është shqetësuese edhe për të rriturit, e mund të imagjinoni se si po ndihen fëmijët tani. Prandaj për ta përballuar më lehtë duhet t’u kushtojmë vëmendje të posaçme edhe më të vegjëlve, duke iu ndihmuar të njihen me masat parandaluese të sëmundjes dhe si mund të kalojnë kohën të mbyllur në shtëpi.”

Përmes këtij emisioni, i cili do të transmetohet në kuadër të emisionit “Express”, fëmijët dhe familjet e tyre do të ndihmohen të kuptojnë rëndësinë e shtuar të higjienës gjatë virusit COVID-19.

Nga ky emision prindërit do të marrin ide se si mund të rrisin angazhimin e fëmijëve duke realizuar aktivitete edukative, argëtuese, rekreative, të cilat ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve dhe organizimin e ditës në kushtet e shtëpisë.

Emisionet do të kenë edhe kohën e rezervuar për ekspertë, të cilët do të japin këshilla apo edhe do t’iu përgjigjen pyetjeve te marra nga publiku. Ekspertët përcaktohen varësisht nga tema që shtjellon emisioni, ata mund te jenë, mësimdhënës, mjekë, psikologë, sociologë, etj.

Edicioni i parë do të ketë për temë “Adaptimin në situatë të re” dhe do të transmetohet të premten (me 1 maj).

“Afër jush” do të transmetohet çdo të mërkurë dhe të premte, në programin e pasdites në KTV, duke filluar nga ora 16:30.

Më shumë

Regjistrohu për të marrë lajme në lidhje me KFOS